Intervista me Eli Baraty

Intervista me Eli Baraty

Gjatë këtyre 4 ditëve të fundit, klubi Priping pati nderin dhe kënaqësinë të mbante një kamp të
pinpongut me Eli Baraty. Ku u realizuan ushtrime të ndryshme në mënyrë që të zhvillohet sporti i
pingpongut në këtë klub.


Eli Baraty është trajner professional i pingpongut me bazë në Angli, por synimi i tij është që të stërvis lojtarë në klube të ndryshme në të gjithë botën dhe tani ka brendin e tij me emrin
EBATT. Emër ky që përfaqëson Eli Baraty Academy of Table Tennis (Akademia e Pingpongut e Eli Baraty). Përveç kësaj, ai ka kanalin e tij në Youtube të quajtur EBATT, ku mund të gjeni video me punë praktike të ndryshme, që kanë për synim të ndihmojnë lojtarët e pingpongut dhe personat, të cilët dëshirojnë të mësojnë këtë sport. Pasi që shërbimet, njohuritë dhe mjeshtëria, të cilën e ofrojnë përmes kësaj platforme është e çasshme për të gjithë personat e pasionuar pas këtij sporti.

Ne jemi të entuziazmuar për intervistën që realizuam me trajnerin Eli rreth përvojës së tij gjatë
punëtorisë në klubin Priping.

Si ishte përvoja juaj me klubin Priping?

Kur jeni trajner për një kohë të gjatë merrni përvoja të ndryshme dhe kjo ishte një përvojë pak më
ndryshe, sepse kur iu tregova disa njerëzve se do të shkoj në Kosovë për shkak të historisë së vendit ishin disa paralajmërime. Por unë personalisht shkoj me një mendje të hapur dhe faktikisht nuk bëra asnjë hulumtim, sepse dua të shkoj me një mendje të kthjellët, ta shoh se si është në të vërtetë dhe ta përjetoj atë para se të marr një vendim në mendjen time rreth atij vendi. Kështu që, unë erdha këtu dhe prej minutave të parë vërejta ngrohtësi, ndjenja të mira dhe një atmosferë relaksuese, ku të gjitha këto vazhdonin të bëheshin gjithnjë e më mirë.Kështu që në përgjithësi përvoja ishte fantastike.

A ju kanë bërë përshtypje lojtarët e këtij klubi?

Po, seniorët mendoj se dukeshin sikur kishin humbur pak, nuk ishin aq të sigurt se në cilin drejtim po shkonin, por përderisa unë iu flisja atyre dhe ata dëgjonin, ku me që ra fjala respekti ishte i mrekullueshëm. Dhe kështu unë besoj se papritur u bë e mundur që ata të inspirohen përsëri dhe dukej se ata kishin përsëri një vizion dhe një qellim. Të gjithë lojetarët e seniorëve kanë aftësi të mrekullueshme, atyre iu duhet vetëm të përmbushin potencialet e tyre. Kurse fëmijët ishin të mahnitshëm, ata ishin të shkëlqyer.

A mendoni se stërvitjet gjatë këtyre ditëve kanë qenë efektive për zhvillimin e pingpongut në
klubin tonë?

Po, definitivisht. Kjo nuk është për të mosresepektuar askënd; trajnerë ose klube, organizata apo
diçka të tillë, por unë mendoj se vendi juaj është shumë i mbyllur nga pjesa tjetër e botës. Mendoj se njohuritë dhe përvoja juaj është e kufizuar në krahasim me vendet e tjera, ku ata kanë një lidhje të ndërsjellë me vendet e tjera të botës, trajnerë të tjerë, njerëz të tjerë dhe ata mund të bashkojnë njohuritë, kurse ju nuk e keni atë mundësi. Kështu që kur erdha këtu e vërejta se lëvizjet dhe goditjet  e juaja janë të mrekullueshme, por njohuritë dhe përvoja juaj është e kufizuar. Dhe unë isha me të vërtetë i kënaqur që erdha këtu për këtë nevojë specifike; për njohuri dhe përvojë shtesë, të cilën ata nuk e kanë parë ose dëgjuar më herët dhe besoj se kjo i frymëzoi ata.

Cilat janë pritshmëritë e juaja për lojëtarët e këtij klubi?

Për seniorët, besoj se ata duhet të fillojnë të shikojnë potencialisht që të luajne jashtë vendit, për të fituar përvojë në pingpongun ndërkombëtar dhe ata mund të bashkohen me klubet e tjera jashtë vendit duke luajtur profesionalisht ose gjysmë profesionalisht.Kurse për të rinjtë unë me të vërtetë besoj se mund të flasim për shpresën evropiane, jo vetëm për një shpresë kombëtare, por edhe atë evropiane. Kështu që potencialisht ka shpresa të mëdha për disa.

Klubi Priping kishte nderin të kalonte këto ditë duke ushtruar me trajnerin Eli, të mësonin nga
këshillat e tij dhe përvoja të cilën posedon ai. Kurse tani lojtarëve iu duhet të ushtrojnë vazhdimisht për të arritur sukseset që ata dëshirojnë. 

Klubi Priping falenderon Eli Baraty për këtë intervistë, duke shpresuar se do të takohen së shpejti përsëri!