Benefitet e pingpongut!

Benefitet e pingpongut!

Pingpongu është një lojë shumë interesante, përfitimet shëndetësore të së cilit janë të mahnitshme. Përveç se është një mënyrë argëtuese për të kaluar kohën dhe për t’u kënaqur me familjen apo miqtë tuaj, ai ka përfitime të jashtëzakonshme shëndetësore. Sikurse edhe sportet tjera, pingpongu ofron stimul të shkëlqyeshëm trup-mendje, ushtrime aerobike dhe bashkëveprim shoqëror. Gjithashtu, për dallim nga shumë sporte, rreziku i përgjithshëm për lëndime gjatë lojës së pingpongut është mjaft i ulët.

Më poshtë po ua listojmë disa nga përfitimet e shumta shëndetësore të pingpongut:

1. Nivelet e përgjithshme të fitnesit

Pingpongu është lojë, që iu siguron një gjendje të plotë trupore të gjitha moshave dhe rrit aftësitë trupore të tyre. Aktiviteti intensiv kardiovaskular i pingpongut ndikon në forcimin e muskujve themelorë dhe në mbajtjen e ekuilibrit të rrahjeve të zemrës dhe trupit në përgjithësi. Gjatë lëvizjeve të vazhdueshme dhe frymëmarrjes së shpejtë rritet aftësia e mushkërive dhe kryhet qarkullimi i duhur i oksigjenit në qelizat e gjakut. Tjera të mira të kësaj fushe janë ndryshimi pozitiv i formës së trupit, aktivizimi i sisitemit imunitar dhe rritja e fleksibilitetit të trupit tuaj. 

2. Humbja e peshës

A ndihmon vërtetë pingpongu në humbjen e peshës? Po, sigurisht! Pingpongu ju ndihmon të humbisni shpejt peshën tuaj pasi që kërkon lëvizje të shpejt. Loja e vazhdueshme ndikon në lirimin e djersës nga trupi juaj, që ndihmon në djegien e yndyrës. Numri i kalorive varet nga koha se sa luani dhe mënyra se si luani. Nëse luani saktë, mund të humbisni 600 deri 1000 kalori në një orë (rezultat ky, i cili arrihet nga lojtarët profesionist). Dhe nëse nuk preferoni palestrën, atëherë pingpongu është zgjidhja e duhur për të humbur peshë në një mënyrë argëtuese dhe më të lehtë.

3. Forcimi i muskujve

Pingpongu forcon tërë trupin dhe muskujt thelbësorë, sepse kur lëviz për të kthyer topin, lëvizja synon të përfshijë të gjithë muskujt kryesor të trupit tuaj. Sidomos muskujt e barkut, këmbës dhe supet janë zonat e synuara. Kur goditni topin aktivizoni muskujt e krahut dhe të shpatullave, ku ajo pjesë do të forcohen siç duhet, pastaj kthimi i topit në shpejtësi më të lartë përmison lëvizshmërinë e nyjeve.

4. Përmisimi i balancit të përgjithshëm

Të qëndruarit në ekuilibër dhe aftësia të ndryshoni shpejt drejtimin janë pikat kryesore për të qenë një lojtar i mirë i pingpongut. Sa më shumë të luani, aq më shumë mund të përmisoni këto aftësi të nevojshme. Pingpongu ju ndihmon të zhvilloni ekulibrin tuaj dinamik duke mësuar lëvizjet e lojës dhe e forcon kohëgjatësinë e qëndrimit tuaj në ekuilibër. Ky përfitim iu ndihmon lojëtarëve jo vetëm gjatë lojës, por edhe në jetë duke iu sigurar atyre një jetë të shëndetshme. 

5. Kordinimi i dorës dhe syve

Përmisimi i koordinimit të syve me dorë arrihet gjatë lojës kur mbani reketën me duar dhe sytë mbi top. Meqenëse, pingpongu konsiderohet si një nga sportet më të shpejta në botë dhe me shumë ndryshime të lëvizjes së topit, atëherë lojëtarit i duhet vërtet një koordinim i nivelit të lartë të syve me dorën në mënyrë që të shkëlqejë gjatë lojës. 

6. Përmisimi i reflekseve

Për shkak të ritmit të shpejtë të lojës dhe distancës së shkurtër, nuk është për t’u habitur që reflekset trupore të një lojtari do të përmisohen. Ekzistojnë mënyra të ndryshme, që mund t’i praktikoni për të përmirësuar reflekset e juaja. Mirëpo, mënyra më e mirë janë ushtrimet e vazhdueshme, të cilat ju ndihmojnë të fitoni reagimin e shpejtë që ju nevojitet në një kohë shumë të shkurtër.

7. Rritja e përqendrimit

Pingpongu është një lojë ku duhet të shikoni topin gjatë gjithë kohës që jeni duke luajtur. Nëse e humbni kontaktin me sy me topin, nuk do ta fitoni ndeshjen. Kështu që kontakti i vazhdueshëm i syve përmirëson përqendrimin gjatë garave dhe rrit përqendrimin e nevojshëm gjatë jetës së përditshme. Ky përmisim është rezultat i mirë në arritjen e një gjendjeje fizike dhe mendore të shëndetshme.

8. Zgjerimi i rrethit shoqëror

Njëra prej anëve më mira të secilit sport është socializimi me të tjerët. Ndërveprimi social është shumë i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe mund të arrihet lehtë, nëse ju praktikoni ndonjë sport. Këtë e ofron edhe pingpongu, ku përmes tij ju do të keni mundësi të shkëlqyeshme të takoni njerëz të rinj e në këtë mënyrë të krijoni miqësi të reja.

Për ta përmbledhur më mirë, nuk ka dyshim se pingpongu ka përfitime të mëdha shëndetësore dhe njerëzit që luajnë pingpong i fitojnë të gjitha këto me kalimin e kohës. Pasi që vetëm sportet mund të sigurojnë nivelin e duhur të gjendjes së mirë fizike, të forcojnë trupin tuaj, të rrisin energjinë dhe t’i bëjnë të gjithë të ndihen të lumtur për gjendjen e tyre fizike dhe mendore. Për një jetë të shëndetshme, mund të mbështeteni tek pingpongu dhe nëse jeni bindur se ai është sport i mrekullueshëm, filloni ta praktikoni menjëherë!

Autore:

Anila Shala