“Pa vend” garon për Palmën e Artë, në festivalin e Kanës

“Pa vend” garon për Palmën e Artë, në festivalin e Kanës

Filmi i metrazhit të shkurtër “Pa vend”, është në mesin e dhjetë shteteve që do të garojnë në Festivalin e Kanës.

Filmi “Pa vend”, i regjistorit Samir Karahoda, rrëfen historinë e klubit të pingpongut nga Prizreni është filmi i parë kosovar që garon në këtë festival.

Filmi “Pa vend” sjell rrëfimin e klubit të pingpongut nga Prizreni “Lidhja e Prizrenit”, duke rikrijuar historinë e protagonistëve nga paslufta, në kontekstin e situatës së sotme.  Edhe pse me shumë pak përkrahje nga institucionet e Kosovës, por me një punë dhe vullnet të madh, filmi “Pa vend”, i regjisorit Samir Karahoda do të garojë për “Palmën e Artë” në garën zyrtare të festivalit prestigjioz të filmit, atë të Kanës.

Në garë kanë qenë rreth 4 mijë filma të metrazhit të shkurtër, ndërsa filmi “Pa vend” ka hyrë në mesin e 10 filmave për cmimin “Palma e Artë” në këtë festival.

Filmi do të jetë në dispozicion për publikun gjatë muajit gusht 2021.

Trailer të filmit mund ta ndiqni në linkun: https://www.festival-cannes.com/en/films/pa-vend