Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës 2021

Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës 2021

Në këtë fundjavë FPPK organizon garat ekipore “Kupën e Kosovës 2021”, ku KPP Priping do të jetë njëra nga ekipet pjesëmarrese.

KPP Priping ndeshjën e parë do ta zhvillojë kundër KPP Shkolla e Prizrenit, e në rast fitore do të ndeshet me kundërshtarin lokal KPP Elting Dardania.

Ndeshjet e para do të zhvillohen në pallatin e Rinisë dhe Sportit, kurse gjysëm finalet dhe finalja do të mbahen në qytetin e Prizrenit.

Në pjesën e eperme të skeletit Lidhja e Prizrenit do të luaj me fituesin e KPP Gani Maloku dhe KPP Ahmet Hoxha, ndersa KPP Prishtina me fituesin e KPP Vushtira dhe KPP Shari.

Kurse në pjesën e poshtmë të skeletit KPP Liria pret fituesin e ndeshjesh KPP Maestro vs KVPP Prizreni ndërsa Elting Dardania nga Prishtina ndeshet me fituesin e KPP Priping kunder KPP Shkolla e Prizrenit.

KPP Priping ka kryer të gjitha përgatitjet për ndeshjet e Kupës së Kosovës 2021, ku synon të triumfojë në këtë garë ekipore.