KPP Priping me dy medale në Kampionatin Individual të Kosovës U21

KPP Priping me dy medale në Kampionatin Individual të Kosovës U21

Sot në shkollën fillore Tefik Canga në Ferizaj është mbajtur Kampionati Individual i Kosovës për moshat deri 21 vjec, ku lojtarët e KPP Priping Petrit Dragidella dhe Elvedin Colakovic rrëmbyen dy medale nga ky kampionat kombëtar.

Nën masat mbrojtëse të parandalimit të pandemisë Covid-19, sot është zhvilluar Kampionati Individual i Kosovës U21, në Ferizaj, ku pjesëmarrës ishin edhe lojëtaret e klubit Priping.

KPP Priping u përfaqësua denjësisht nga Petrit dhe Elvedini të cilët fillimisht kaluan grupet në vendet e para duke shënuar kështu të gjitha fitoret në grup, për të kaluar në skeletin ku ishin 16 lojtarët me të mirë U21 të Kosovës.

Për të kaluar në gjysëmfinale Petrit Dragidella mposhti kampionin e kadetëve të Kosoës, prizrenasin Blendi Hajdari me rezultat të ngusht 3:2 në cerekfinale, kurse Elvedin Colakovic mposhti Erjon Reka nga Ferizaji i cili me lojën e tij defanzive ia feshtirsoi rrugën për gjysëmfinale, por eksperienca e Elvedinit e kaloi atë në epërsi dhe shënoi fitore 3:2.

Në gjysëmfinale Elvedini u ballafaqua me kampionin e juniorëvë Fatih Karabaxhaku kurse Petriti u mposht nga kampioni i këtij kampionati Kreshnik Mahmuti.

Lojtarët e KPP Priping në këtë kampionat janë udhëhequr nga trajneri Kastriot Orana i cili në fund u shpreh mjaft i lumtur me arritjen e këtij suksesi të lojtarëve të tij.

“Sot ka qenë një ditë e sukseshme për klubin tonë meqë rrëmbyem dy medale në këtë kampiona. Elvedini dhe Petriti kanë luajtur shumë mirë dhe jemi të kënaqur me rezultatin meqë konkurrenca ishte shumë e fortë në këtë turne” u shpreh Orana.