KPP PRiPING dhuron tavolinë pingpongu në SOS fshatin e Prishtinës

KPP PRiPING dhuron tavolinë pingpongu në SOS fshatin e Prishtinës

Klubi i pingpongut PRiPING, në bashkëpunim me Rotary Club Prishtina Neëborn dhe Rotary Gjilani, javën e kaluar dhuruan një tryezë pingpongu, raketa dhe topa për fëmijët e SOS fshatit në Prishtinë, një javë para fillimit të ndeshjeve të pingpongut në Lojërat Olimpike në Tokio.

Presidenti i Klubit PRiPING, Z. Kastriot Orana, theksoi se ky donacion është për fëmijët e fshatit, në mënyrë që ata të mund të luajnë dhe të shijojnë pingpong në shtëpinë e tyre; ai gjithashtu ftoi fëmijët të bashkohen në klubin PRiPING, ku anëtarët e trajtojnë njëri-tjetrin si një familje.

“Është nderi ynë të dhurojmë këtë tavolinë pingpongu për fëmijët e SOS fshatit në mënyrë që ata të mund të zbaviten duke luajtur pingpong dhe duke marrë shumë nga përfitimet që ofron ky sport, siç janë shëndeti fizik, shëndeti mendor dhe socializimi. Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi për të ftuar të gjithë fëmijët nga ky fshat të bëhen pjesë e klubit tonë falas,” tha z. Orana.

Drejtoresha e Programit të SOS Fshatit në Prishtinë, Znj. Ora Bytyqi, ishte jashtëzakonisht e lumtur për donacionin dhe përmendi se këto lloj kontributesh janë më se të mirëpritura në komunitetin e Fshatit tonë. Ajo falënderoi PRiPING dhe Klubet Rotary për donacionin dhe për ofertën për t’u bashkuar me komunitetin e pingpongut në PRiPING. Ajo theksoi se asnjëherë nuk e dini nga do të vijë kampioni e ardhshëm, kështu që mbase në të ardhmen do të kemi një kampion pingpong nga SOS fshati. Në SOS fshatin në Prishtinë janë 53 foshnje dhe fëmijë të braktisur.

Klubi i pingpongut PRiPING do të vazhdojë të mbështesë iniciativat që promovojnë pingpong në rajon dhe më gjerë.